
EPICON 7335, qendra e përpunimit CNC me 5 boshtе, hap mundësi të reja për realizimin e ideve tuaja, duke ofruar njëkohësisht zgjidhje për të gjitha punimet tuaja komplekse.
HOLZ-HER EPICON 7335 është projektuar për të siguruar stabilitet dhe saktësi maksimale edhe në shpejtësi të larta përpunimi. Makina është ideale për përpunimin e pjesëve të mëdha me precizion të lartë. Dizajni i saj së bashku me servo motorët dhe shinat lineare me garanci 10-vjeçare, garantojnë jetëgjatësi dhe efikasitet në të gjitha aplikimet industriale.
Shikoni videon për EPICON 7335, qendrën CNC me 5 boshtе
Specifikacioni teknik për makinën
- Dizajn i fortë: Siguron stabilitet të jashtëzakonshëm për përpunim të saktë dhe të qëndrueshëm edhe nën ngarkesa të larta.
- 5 boshte interpoluese: Mundësojnë modelim 3D pa ndërprerje dhe përpunim kompleks për projekte të avancuara në industrinë e drurit.
- Kokë multifunksionale për përpunim: Ofron fleksibilitet në përdorimin e mjeteve dhe teknikave të ndryshme, duke rritur efikasitetin dhe duke ulur kohën e punës.
- Pjese e gjerë përpunimi: Mbështet pjesë pune deri në 2.100 mm në drejtimin Y, ideale për projekte të mëdha.
Laser kontur – zgjidhje e plotë për pozicionim:
- Projekton konturin e plotë të pjesës së punës.
- Projekton njëkohësisht pozicionet e të gjitha mbajtëseve të vakumit.
- Tregon të gjitha pozicionet e konzolave me numër të pakufizuar vijash projekcioni.
- Siguron saktësi dhe efikasitet maksimal.
- Performancë e lartë e shpejtësisë: Arrin shpejtësi deri në 131 m/min.
Teknologjia efikase e vakumit ECO VAC:
- Pompa vakumi të fuqishme dhe efikase që sigurojnë fiksim të qëndrueshëm të pjesës së punës me kursim të energjisë elektrike.
- Pompa me mirëmbajtje të ulët, pa vaj, me nivel të ulët zhurme dhe kërkesa minimale për mirëmbajtje.
- Përdor program softuerik për optimizimin e fuqisë së vakumit.
HOLZ-HER ECO Mode:
- Mundëson kursim të energjisë elektrike duke shkëputur nga rrjeti disa njësi, çka redukton konsumimin e komponentëve.
- Në ECO Mode, pjesë të makinës çaktivizohen pas një periudhe të caktuar mosaktiviteti (pa lëvizje boshtesh ose përpunim).
- Pas skadimit të kohës së konfiguruar, sistemi i kontrollit fiket, në varësi të konfigurimit të modalitetit.
| Të dhëna teknike – EPICON 7335 – qendër CNC me 5 boshte | |
|---|---|
| Dimensionet e përpunimit në drejtimin X (mm) | 3.680 | 4.580 | 5.480 | 6.380 | 7.280 |
| Dimensionet e përpunimit në drejtimin Y (mm) | 2.100 |
| Hapi i përpunimit në drejtimin Z (mm) | 565 |
| Lartësia e përpunimit në drejtimin Z (mm) | 300 |
| Koka kryesore e përpunimit |
13 kW, kokë me 5 boshte, rrotullim i pakufizuar, ftohje me lëng, 1.000–24.000 rpm Opsion: 18 kW kokë me 5 boshte me teknologji PRO-TORQUE, ftohje me lëng, 1.000–24.000 rpm |
| Shpejtësia vektoriale | 131 m/min |
| Pajisje sigurie |
Post sigurie i plotë me 3 anë (pendular mode) Opsion: Safety bumper, SafeDetect |
| Mbështetje për pjesët e punës |
6 konzola, 4 zona përpunimi, 16 ndalesa, 4 mbajtëse ndihmëse Opsion: tavolinë VISE-LED, tavolinë SynchroDrive |
| Kokë shpimi |
3,0 kW, 21 bosht (15 vertikal / 6 horizontal), sharrë në drejtimin X Opsion: 3,0 kW, 31 bosht (25 vertikal / 6 horizontal), sharrë në drejtimin X |
| Boshtet |
Boshti C – rrotullim ±360° Boshti A – rrotullim ±180° |
| Pompë vakumi |
100 m³/h, regjim i thatë Opsion: pompë 140 ose 250 m³/h |
| Ndërrues veglash |
Ndërrues revolver me 18/24 pozicione Single Pick-Up për sharrë Ø 350 mm Ndërrues linear me 14 pozicione me kapak |
| Softuer | CAMPUS Hops; acADemy; simulim 3D |
Si të merrni informacione më të detajuara për EPICON 7335?
Për të gjitha pyetjet dhe informacionet rreth këtij CNC dhe të gjitha makinave HOLZ-HER, na shkruani lirisht ose na kontaktoni në: +389 70 626 837.
Vizitoni sallonin tonë ekspozues, i cili ndodhet në Rruga Kaçanik, nr. 256, Zona Industriale Vizbeg, Shkup.