EPICON 7335, CNC – qendër përpunimi me 5 boshtе!

Epicon 7335

EPICON 7335, qendra e përpunimit CNC me 5 boshtе, hap mundësi të reja për realizimin e ideve tuaja, duke ofruar njëkohësisht zgjidhje për të gjitha punimet tuaja  komplekse.

HOLZ-HER EPICON 7335 është projektuar për të siguruar stabilitet dhe saktësi maksimale edhe në shpejtësi të larta përpunimi. Makina është ideale për përpunimin e pjesëve të mëdha me precizion të lartë. Dizajni i saj së bashku me servo motorët dhe shinat lineare me garanci 10-vjeçare, garantojnë jetëgjatësi dhe efikasitet në të gjitha aplikimet industriale.


Shikoni videon për EPICON 7335, qendrën CNC me 5 boshtе

Woodworking with 5-axis CNC technology from HOLZ-HER | EPICON CNC machine for wood

Specifikacioni teknik për makinën

  • Dizajn i fortë: Siguron stabilitet të jashtëzakonshëm për përpunim të saktë dhe të qëndrueshëm edhe nën ngarkesa të larta.
  • 5 boshte interpoluese: Mundësojnë modelim 3D pa ndërprerje dhe përpunim kompleks për projekte të avancuara në industrinë e drurit.
  • Kokë multifunksionale për përpunim: Ofron fleksibilitet në përdorimin e mjeteve dhe teknikave të ndryshme, duke rritur efikasitetin dhe duke ulur kohën e punës.
  • Pjese e gjerë përpunimi: Mbështet pjesë pune deri në 2.100 mm në drejtimin Y, ideale për projekte të mëdha.

Laser kontur – zgjidhje e plotë për pozicionim:

  • Projekton konturin e plotë të pjesës së punës.
  • Projekton njëkohësisht pozicionet e të gjitha mbajtëseve të vakumit.
  • Tregon të gjitha pozicionet e konzolave me numër të pakufizuar vijash projekcioni.
  • Siguron saktësi dhe efikasitet maksimal.
  • Performancë e lartë e shpejtësisë: Arrin shpejtësi deri në 131 m/min.

Teknologjia efikase e vakumit ECO VAC:

  • Pompa vakumi të fuqishme dhe efikase që sigurojnë fiksim të qëndrueshëm të pjesës së punës me kursim të energjisë elektrike.
  • Pompa me mirëmbajtje të ulët, pa vaj, me nivel të ulët zhurme dhe kërkesa minimale për mirëmbajtje.
  • Përdor program softuerik për optimizimin e fuqisë së vakumit.

HOLZ-HER ECO Mode:

  • Mundëson kursim të energjisë elektrike duke shkëputur nga rrjeti disa njësi, çka redukton konsumimin e komponentëve.
  • Në ECO Mode, pjesë të makinës çaktivizohen pas një periudhe të caktuar mosaktiviteti (pa lëvizje boshtesh ose përpunim).
  • Pas skadimit të kohës së konfiguruar, sistemi i kontrollit fiket, në varësi të konfigurimit të modalitetit.

Të dhëna teknike – EPICON 7335 – qendër CNC me 5 boshte
Dimensionet e përpunimit në drejtimin X (mm) 3.680 | 4.580 | 5.480 | 6.380 | 7.280
Dimensionet e përpunimit në drejtimin Y (mm) 2.100
Hapi i përpunimit në drejtimin Z (mm) 565
Lartësia e përpunimit në drejtimin Z (mm) 300
Koka kryesore e përpunimit 13 kW, kokë me 5 boshte, rrotullim i pakufizuar, ftohje me lëng, 1.000–24.000 rpm
Opsion: 18 kW kokë me 5 boshte me teknologji PRO-TORQUE, ftohje me lëng, 1.000–24.000 rpm
Shpejtësia vektoriale 131 m/min
Pajisje sigurie Post sigurie i plotë me 3 anë (pendular mode)
Opsion: Safety bumper, SafeDetect
Mbështetje për pjesët e punës 6 konzola, 4 zona përpunimi, 16 ndalesa, 4 mbajtëse ndihmëse
Opsion: tavolinë VISE-LED, tavolinë SynchroDrive
Kokë shpimi 3,0 kW, 21 bosht (15 vertikal / 6 horizontal), sharrë në drejtimin X
Opsion: 3,0 kW, 31 bosht (25 vertikal / 6 horizontal), sharrë në drejtimin X
Boshtet Boshti C – rrotullim ±360°
Boshti A – rrotullim ±180°
Pompë vakumi 100 m³/h, regjim i thatë
Opsion: pompë 140 ose 250 m³/h
Ndërrues veglash Ndërrues revolver me 18/24 pozicione
Single Pick-Up për sharrë Ø 350 mm
Ndërrues linear me 14 pozicione me kapak
Softuer CAMPUS Hops; acADemy; simulim 3D

Si të merrni informacione më të detajuara për EPICON 7335?

Për të gjitha pyetjet dhe informacionet rreth këtij CNC dhe të gjitha makinave HOLZ-HER, na shkruani lirisht ose na kontaktoni në: +389 70 626 837.

Vizitoni sallonin tonë ekspozues, i cili ndodhet në Rruga Kaçanik, nr. 256, Zona Industriale Vizbeg, Shkup.