
Kantericë industriale – një hap përpara në prodhimin tuaj!
LUMINA 1598 është një kantericë industriale premium nga HOLZ-HER, e cila me teknologjinë dhe automatizimin e saj vendos standarde të reja në industrinë e drurit. E projektuar për efikasitet maksimal, kjo makinë kombinon veçori moderne që sigurojnë rezultate të përsosura dhe produktivitet më të lartë.
Avantazhet kryesore:
Ngjitje të padukshme perfekte (Invisible Joints)
- LUMINA 1598 ofron teknologji të dyfishtë: Glu Jet për ngjitje dhe LTRONIC (ngjitje me lazer) për ngjitje plotësisht të padukshme.
Përfundime të sakta dhe rezistente ndaj ujit
- Sistemi Glu Jet lejon përdorimin e ngjitësit PUR për lidhje të qëndrueshme dhe rezistente ndaj ujit, ndërsa LTRONIC siguron proces të qetë, të shpejtë dhe preciz me nevojë minimale për pastrim.
iTronic – automatizim inteligjent
- Me deri në 30 akse servo NC, teknologjia iTronic rregullon automatikisht nivelin e ngjitësit, presionin dhe konfigurimin, duke mundësuar ndryshime të shpejta dhe eliminim të gabimeve.
Efikase dhe ekonomike
- Pastrimi automatik i ngjitësit PUR aktivizohet me një prekje të vetme dhe garanton punë të pastër dhe të sigurt.
- Sensori i mbetjes së ngjitësit informon operatorin për metrashët që mund të përpunohen ende.
Multifunksionalitet dhe përdorim i lehtë
- LUMINA 1598 është e pajisur me dy njësi prerjeje, një njësi të specializuar për lustrimin e këndeve dhe një modul shtesë për përpunimin e brazdave. Kontrolli realizohet përmes panelit touch-screen 21.5-inch me ekran LED.
Sistem inteligjent për menaxhimin e energjisë – ECO MODE
- Sistemi ECO MODE në makinat HOLZ-HER jo vetëm që kontribuon në mbrojtjen e mjedisit, por siguron edhe kursime të konsiderueshme financiare në prodhimin e përditshëm.
Shikoni videon për LUMINA 1598
| Të dhëna teknike | LUMINA 1598 me Glu Jet automatic |
|---|---|
| Gjatësia totale A (mm) | 8590 |
| Gjatësia totale me tavolinë ajri dhe dalje të zgjatur B (mm) | 10090 |
| Gjerësia × lartësia (mm) | 1368 × 2223 |
| Pesha (kg) | 4700 |
| Shpejtësia e avancimit (m/min) | 10 – 25 |
| Gjatësia minimale e pjesës (mm) | 140 |
| Gjerësia minimale e pjesës (mm) | 60 |
| Trashësia e pjesës (mm) | 8 – 60 |
| Gjerësia e kantit (mm) | 0,4 – 15 (20) |
Si të merrni informacione më të detajuara për LUMINA 1598 industry nga HOLZ-HER?
Për të gjitha pyetjet dhe informacionet rreth LUMINA 1598 industry, na shkruani lirisht ose na kontaktoni në: +389 70 626 837.
Vizitoni sallonin tonë ekspozues, i cili ndodhet në Rruga Kaçanik, nr. 256, Zona Industriale Vizbeg, Shkup.